Boterori 2022

Senegali gjen fitoren e parë në Kupën e Botës, mposht Katarin


Ndeshja mes Katarit dhe Senegalit ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:3.

Pjesa e parë ishte plotësisht e dominuar nga Senegali, të cilët arritën të shënojnë një gol në minutën e 41-të, me anë të Dia.

Ndërsa në pjesën e dytë, Katari insistuan të shënojnë, të cilët humbën raste të shumta, por arritën të shënojnë një gol.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 48-të, Diedhiou i dha epërsinë e dyfishtë Senegalit.

Në minutën e 78-të, Katari shënoi për të ngushtuar epërsinë me anë të Muntari-t.

Por pas vetëm gjashtë minutave, Senegali shënuan përsëri, nga një kundërsulm me anë të Dieng.

Momentalisht, Senegali ka tre pikë së bashku me Ecuador-in dhe Holandën, ndërsa Katari ka një pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore