Përballje

Senegali, finalisti i parë e Kupës së Afrikës


Senegali ka arritur fitoren në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Afrikës.

Skuadra me Sadio Mane-n në krye, ishte dominuese në duelin për të siguruar vendin në finale përballë Burkina Fasos.

Ndeshja në fakti ishte shumë e baraspeshuar, deri në minutën e 70-të.

Deri në atë minut, të dy shtetet krijuan mjaft raste për të shënuar, por nuk e gjetën rrjetën.

Ai që i pari e shtoi emrin në semaforin e madh, ishte Diallo.

Vetëm gjashtë më vonë, në të 76-ën, Idrissa Gueye u shërbye nga Sadio Mane për golin e dytë dhe atë që dukej i qetësisë për Senegalin.

Mirëpo, në të 82-ën, Bertrand Traore shënoi për 1-2 duke e hapur ndeshjen.

Me Burkina Fason në sulm, Sadio Mane shfrytëzoi në maksimum mundësinë e kundërsulmit, duke shënuar për 1-3 dhe duke mbyllur ndeshjen.

Ylli i Liverpool-it u shpall edhe ylli i takimit, në një paraqitje fenomenale për të dërguar shtetin e tij në finalen që flet për mbretin e Afrikës.

 

Në finalen e gjashtë shkurtit, luanët e terangës do të presin në finale fituesin e duelit Egjipt – Kamerun.

Gjysmëfinalja e dytë zhvillohet të enjten e 3 shkurtit, në orën 20:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore