Boterori 2022

Senegali bën mrekullinë


Senegali ka arritur të surprizojë Ekuadorin në një takim ku i nevojitej vetëm fitorja për të kaluar në raundin tjetër.

Skuadra afrikane mundi 2-1 amerikano-jugorët me golat e Ismaila Sarr dhe Kalidou Koulibaly. Për Ekuadorin shënoi Moises Caicedo.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, A, Holanda mundi 2-0 Katarin (me golat e Cody Gakpo, Frenkie de Jong) dhe kualifikohet si vendi i parë me shtatë pikë. Senegali renditet i dyti me gjashtë pikë. Ekuadori me katër pikë dhe Katari në vendin e fundit me zero pikë.

Ekuadori dhe Katari përshendeten me Kupën e Botës 2022 pasi zyrtarisht nuk do të luajnë më për këtë edicion.

Ndërsa, Holanda dhe Senegali bashkohen me ekipet e tjera të kualifikuara si Franca, Portugalia dhe Brazili.

Notat e lojtarëve, Ekuador – Senegal:

Statistikat e ndeshjes, Ekuador – Senegal:

Trajneri i Senegalit, Aliou Cisse tashmë ka disa arritje të jashtëzakonshme në karreirën e tij. Në vitin 2002, ai ishte kapiteni i skuadrës senegaleze që shkoi në finalen e tyre të parë në AFCON.

Po në vitin 2002, kapiteni Cisse udhëhoqi Senegalin drejt çerekfinales së Kupës së Botës. E para në historinë e tyre.

Në vitin 2019, Cisse si trajneri i Senegalit i dërgoi ata në finalen e tyre të dytë në AFCON. Ndërsa në 2022 iu dha titullin e parë të AFCON.

Tani ai po e drejton Senegalin në fazën e dytë eleminatore të Kupës së Botës për herë të dytë në historinë e vendit afrikan.

Dy ndeshjet e fundit të ditës në Kupën e Botës do të zhvillohen në Grupin B:

Iran – SHBA

Uells – Angli

Aktualisht grupi udhëhiqet nga Anglia me katër pikë. Ndiqet nga Irani me tre pikë. SHBA-të me dy pikë dhe Uellsi me një pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore