Teknologji

Senatori Hawley, kundër kompanive të mëdha teknologjike


Josh Hawley, senator amerikan republikan, i cili ka qenë një kritik i kompanive të mëdha teknologjike, ka njoftuar se ka prezantuar një projektligj që ndalon të gjitha bashkimet apo blerjet nga çdo kompani me vlerë tregu më të lartë se 100 miliardë dollarë.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se senatori ka akuzuar kompanitë më të mëdha të medias sociale për “mbytjen” e zërave konstruktivë dhe ka kritikuar sektorë të tjerë si farmaceutika që mban shumë fuqi të tregut.

Projektligji i propozuar nga Hawley ndalon Apple-in, Microsoft-in, Amazon-in, Google-in dhe Facebool-un nga çdo marrëveshje. Gjithashtu përpiqet të ndalojë edhe platformat e tyre nga favorizimi i produkteve të tyre nga rivalët e tjerë në treg.

Ky projektligj i ri është i ngjashëm me atë të propozuar nga senatorja demokrate, Amy Klobuchar, në muajin shkurt, ku trajtohen probleme të ngjashme dhe ku disa nga masat e propozuara janë gati njësoj.

“Unë jam i gatshëm të punoj me të dhe me këdo nga çdo parti dhe nga çdo prejardhje. Më pëlqejnë shumë disa nga ato që senatorja Klobuchar ka propozuar”, është shprehur Hawley lidhur me propozimet e senatores demokrate.

Mirëpo, ka shtuar se masat e paraqitura prej saj janë “dukshëm më të ashpra”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore