Lajme

Senatori amerikan: “Kosova nuk i kushton vëmendje kërkesave të ShBA-së për themelimin e Asociacionit”


Senatori republikan, Ron Johnson

Në një tryezë të organizuar nga komuniteti serb në Shtete të Bashkuara të Amerikës, ku pjesëmarrës ishte edhe senatori amerikan Ron Johnson, ky i fundit citohet të ketë thënë se “Prishtina nuk i kushton vëmendje kërkesave të administratës amerikane për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, transmeton “Serbian Radio Chigago”.

Të ftuarit dhe folësit kryesorë në këtë tryezë ishin kongresmenja amerikane Claudia Tenny, bashkëkryetare e grupit serb të grupit parlamentar serb dhe kongresmenët Jim Jordan, Byron Donalds dhe Mario Diaz-Ballart, dhe në Milwaukee shumë të ftuarve iu drejtuan senatori Ron Johnson dhe kongresmeni Brian Steele.

“Qëndrimi i fortë i përfaqësuesve Republikanë në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme dhe marrja e pozitave të reja duke e ruajtur pozicionin senatorial  të Johnson-it u përshëndet nga 400 të ftuarit në Hotelin Radisso në Milwaukee”, ka deklaruar Mirosllav Joviç, drejtor i Aleancës Serbo-Amerikane (SAVA).

Në këtë tryezë është diskutuar kryesisht për raportimin rreth Ballkanit Perëndimor në Komisionin për Punë të Jashtme ku pati debat mes senatorit amerikan Johnson dhe të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Johnson ditë më parë e ngriti “si shqetësim” në pyetjen e tij ndaj Escobar-it, se “pse Kosova konsideron se në negociata, që janë të natyrrës ‘merr dhe jep’, konsideron se ‘mund të merr’ duke ‘mos dhënë’”.

Gjithashtu Johnson iu drejtua Escobar-it për Marrëveshjen e Washington-it, dhe punën, që ai e quajti të mirë të Richard Grenell.

Escobar iu përgjigj se synojnë të ndërtojnë mbi të arriturat e administratave paraprake, dhe se veçanërisht ka qenë pro moratoriumit një-vjeçar të nënshkruar në Washington për pezullimin e aplikimit për anëtarësimn në organizata ndërkombëtare nga Kosova si dhe pezullimit e fushatës serbe për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës.

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në përgjigjen ndaj senatorit Johnson tha se “Kosovës dhe Kryeministrit Kurti ia kemi bërë shumë të qartë se dialogu me Serbinë është gjë kërkon kompromis”.

“Ne ua kemi bërë të qartë që të hyjnë në dialogun e udhëhequr nga BE. Që dialogun ta shohin si negociata të përnjëmendta. Për të arritur qëllimet përfundimtare të tyre, e cila është njohja e ndërjsjellë, njohja nga pesë vendet mos-njohëse të Bashkimit Evropiane, dhe të anëtarēsohen në organizatat ndërkombëtare”.

“E gjitha kjo do të kërkojë kompromis, dhe për këtë kemi qenë mjaftë të qartë”, deklaroi Gabriel Escobar para Senatit.

Ai tha se ambsadori i ri amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier “ua ka bërë këtë gjë tepër të qartë, dhe se në këtë drejtim do t’i mbështesë”.

Senatori Johnson e pyeti gjithashtu për “kërkimfalje nga Serbia”, dhe se a do të zgjidhte gjë kërkimfalja.

Escobar u përgjigj se këtë gjë ua lë partnerëve të tij evropianë, por se çështia është shumë më e komplikuar se sa një kërkimfalje.

“Respektivisht nuk pajtohem me ty se mjafton vetëm një kërkimfalje”.

Escobar tha se çështje të hapura mes Kosovës dhe Serbisë ka më shumë, siç janë çështje pronësie, të njerëzve të humbur, të energjisë, dhe një numër çështjesh tjera.

Escobar, sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, tha se ShBA nuk përkhrah asociacion që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, por tha se ndonëse disa pika të saj GJK i kishte parë si inkonsistente, asociacionin marrë në vetvete nuk e kishte shpallur anti-kushtetues.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore