Muzikë

Selena Gomez dhe Dj Snake po vijnë me bashkëkpunim të dytë


Dy vjet pas publikimit të këngës “Taki taki”, video klipi i së cilës arriti te klikohej mbi 2 miliardë herë në YouTube, Dj Snake dhe Selena Gomez po sjellin një bashkëpunim tjetër.

Këtë e ka bërë të ditur vet Dj Snake, i cili në llogarinë e tij të Instagrami-it ka publikuar një video me anë të së cilës ka paralajmëruar bashkëpunimin tjetër me këngëtaren Selena Gomez.

Kënga do të publikohet në ditën e katërt të muajit mars, ndërsa dyshja atë e kanë titulluar “Selfish Love” që në gjuhën shqipe do të thotë “Dashuri Egoiste”.

Ndërkohe, fansat e dyshes janë shprehur të lumtur për këtë bashkim forcash, këtë ata e kanë shprehur me anë të komenteve të shumta në postimin e publikuar nga Dj Snake.

Sidoqoftë, neve na mbetët të presim dhe të shofim se çfarë kanë befasie kanë vendosur të na sjellin kësaj radhe Selena Gomez dhe Dj Snake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore