Lajme

Selakoviç në OKB: “Serbët në Kosovë cak të sulmeve të motivuara etnikisht – Të veprohet me urgjencë”


Ministri i Punëve të Jashtme i Sebrisë, Nikolla Selakoviç

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikolla Selakoviç, në seancën për paraqitjen e raportit gjashtë-mujorësh të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), në selinë e OKB-së në New York, ka vazhduar narracionin e kamotshëm të Serbisë kundrejt Kosovës, duke e paraqitur “të gjeturat tjera” të cilat, sipas tij, “nuk ishin të përfshira në raportin e Shefit të Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë,  Zahir Tanin”.

“Situata në Kosovë ka qenë një cak i sulmeve etknikisht të motivuara ndaj serbëve”, tha ai, ndërsa autoritetet e Kosovës, sipas tij, “me veprimet e njëanshme vazhdojnë të sulmojnë serbët”

”Jemi dëshmitarë të provokimeve, të cilat janë rritje të vazhdueshme, nga Prishtina”, deklaroi Selakoviç.

“Inkursioni e njësive policore speciale ROSU me 13 tetor është i nënti me radhë. Kjo është bërë gjë e përditshme për serbët, dhe duhet të ndalojë menjëherë”, vazhdoi ai.

Situatën në Kosovë, Selakoviç para OKB-së e cilësoi si dramatike.

“Me këto inkurzione në Veri të Kosovës ata kanë për synim të demonstrojnë forcë dhe ti provokojnë serbët por edhe reagimet e Beogradit”, ndërsa tha se “lojërat e rrezikshme me zjarr mund të kenë edhe pasoja të rënda”.

Burim të destabilizimit ai e quajti Kosovën, ndërsa iu drejtua komunitetit ndërkombëtar të veprojnë me ”urgjencë” kundër Kosovës.

“Që nga shtatori i këtij viti kanë qenë 100 sulme kundër serbëve. Këto gjëra po rrezikojnë sigurinë edhe të atyre serbëve që kanë mbetur. Shembulli më i qartë është rasti i të kthyerës në Gjakovë, Dragica Gashiç. Ajo njëherë ka pasur sulme verbale pastaj edhe fizike, si dhe ka qenë viktimë e dhunës institucionale”, tha ai.

“Së paku shoqëritë civile është dashur ti ndalin në ndihmë por edhe i janë bashkuar aksioneve për dëbimin e saj”, ndërsa ju drejtua OKB-së se “që nga viti 1999 vetëm 1.9% e serbëve të dëbuar kanë mundur qëndrueshmërisht të kthehen”.

Ndërsa akuzoi se 1300 kisha dhe manastire janë ”sistematikisht të sulmuara dhe të pasigurta”.

Selakoviç u tha të pranishmëve se Serbia mbetetet e vendosur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore