Kosova

Selakoviç: Faleminderit Greqi për mosnjohjen e Kosovës


Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviç dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Konstantinos Floros

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviç, të enjten e nëntë dhjetorit ka takuar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Konstantinos Floros, të cilin e ka falënderuar për qëndrimin “parimor” të vendit të tij për çështjen e Kosovës.

Selakoviç shprehu pritjen e tij dhe të Serbisë se Greqia do të qëndrojë konsekuente në një qëndrim të tillë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviç dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Konstantinos Floros

Ai tutje ka theksuar se Serbia është e përkushtuar për dialog me Kosovën dhe për arritjen e një kompromisi, pavarësisht, të gjitha pengesave që ky proces ka shfaqur.

Ministri i Jashtëm serb gjatë bisedës me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Greke, Floros, ka thënë se çështja e Kosovës është sfida kryesore politike dhe e sigurisë për shtetin serb.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore