Lajme

Sekuestrohen objekte luksi në Rusi


Njё rast korrupsioni është zbuluar nga hetuesit e policisë ruse. Brenda njё pallati qё inspektuan së fundmi, ata bënë me dije se kanë zbuluar një banjë të praruar dhe sende të tjera luksi.

Faqja nё internet e Komitetit Hetues (SK) ka publikuar njё video, nё tё cilёn tregohen pamje të objekteve të sekuestruara nga operacioni, midis të cilave duket dhe pallati “i luksit” në fjalë.

Midis të arrestuarve janë kreu i policisë rrugore në rajonin jugor Stavropol, kolonel Aleksi Safonov dhe gjashtё efektivë tё tjerё policie.

Sipas SK, grupi lëshonte leje të rreme për bizneset, kundrejt shumave të parave.

Përmes tyre, dyshohet se shoferët kalonin nëpër pikat e kontrollit policor, ngarkesa të paautorizuara të grurit dhe materialeve të tjera ndërtuese.

Në aksionin e madh anti-korrupsion u pёrfshinё forcat e policisë së të gjithë Kaukazit Verior, të Rusisë.

Grupi i hetuesve, sipas FBI-sё amerikane, thotë se hetoi rreth 80 pika tё dyshuara, përfshirë zyrat e policisë rrugore.

Sasi tё mёdha parash dhe makinash luksoze ishin pjesë e sekuestrimeve të operacioneve.

Sipas saj, banda e Safonov siguronte për vite me radhë ryshfete, të cilat kapnin vlerën e më shumë se 19 milionё rublave ruse ose 255 mijё dollarёve.

Nёse shpallet fajtor, Safonov mund të kryejë deri në 15 vite burg.

I dyshuar, po ashtu, është dhe paraardhësi i tij, ish-shefi i policisë rrugore Alexander Arzhanukhin.

“Janё arrestuar më shumë se 35 oficerë të policisë rrugore. Një lloj i vërtetë mafie ka vepruar në Stavropol. Ata përfitonin nga gjithçka, duke filluar nga targat e paautorizuara, lejet e ngarkesave, deri te dërgesat e rërës”, bëri me dije Alexander Khinshteyn, një deputet në partinë Ruse tё pro-Kremlinit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore