Lajme

Sekuestrohen miliona cigare të kontrabanduara në Mal të Zi, Abazoviç: S’do të ndalemi në asnjë moment


Dritan Abazoviç në Portin e Barit

Drejtoria doganore në Mal të Zi, këtë të mërkurë, përmes një operacioni taktik në mënyrë të suksesshme ka konfiskuar cigare të kontrabanduara me vlerë rreth tre milionë euro.

Pas përfundimit të operacionit, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka vizituar Portin e Barit në ambientit e të cilit janë konfiskuar cigaret e kontrabanduara.

Sipas Abazoviç, Qeveria e Malit të Zi nuk do të ndalë në asnjë moment luftë kundër kontrabandimit.

“Kjo është një garë mes të mirës dhe së keqes, me veprimin e sotëm tregojmë se nuk do të tërhiqemi asnjë milimetër”, ka thënë Abazoviç.

Ai bëri të ditur se cigaret kapin vlerën e më shumë se tre milionë eurove dhe se këto veprime konfiskuese paraqesin “vrasjen e krimit të organizuar në Mal të Zi”.

“Dora e drejtësisë”, thotë Abazoviç, “nuk mund të ndalet”.

Ai theksoi se është mirënjohës edhe ndaj qytetarëve të Malit të Zi dhe se një numër i madh i qytetarëve janë të gatshëm të japin informacion për kontrabandën e cigareve dhe personat e lidhur me të.

“Kjo tregon se qytetarët po çlirohen, se janë të gatshëm të japin një kontribut që Mali i Zi të marrë një rrugë tjetër”, shtoi ai.

Kontrabanda e duhanit përmes portit të Tivarit është klinikisht e vdekur, pati thënë në atë botë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, teksa më 14 maj ishte kryer një aksion në këtë port, ku u konfiskuan rreth 145 mijë pako cigaresh.

“Kjo kurrë nuk ka qenë punë shtetërore, por një mashtrim i madh që është bërë. Sot ne po e përfundojmë këtë proces. Procesi i transportit do të fillojë dhe do të marrë kohë disa ditë. Siç kemi premtuar, ne do të luftojmë të gjitha llojet e krimeve dhe mafian”, pati deklaruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore