Shqipëria

Sekuestrohen 540 mijë paketa cigare


Strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit sekuestruan një sasi prej 540 mijë paketa cigaresh kontrabandë. Sekuestrimi ndodhi në pikën kufitare të Hanit të Hotit, Shkodër.

Strukturat doganore ushtruan kontroll dokumentar në mjetin e tipit trajler me targa serbe.

Nga kontrolli, rezultoi, se e gjithë ngarkesa me paketa cigaresh ishte e pa pajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Sipas përllogaritjeve nëse kjo sasi do të hidhej në treg, detyrimi doganor i munguar do të ishte 86.6 milonë lekë, ndërsa penaliteti 260 milion lekë.

Rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër. Akuza e ngritur ka të bëjë me veprën penale, neni 172 i ‘Kodit Penal’:

“Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose te akcizës”.

Policia Shkodër ka shpallur në kërkim administratorin e shoqërisë “Plus International”, shtetasin me inicialet S.S, si dhe babain i tij. Këta shtetas nga verifikimi i sistemit ‘TIMS’, rezultojnë jashtë terrorit të Republikës së Shqipërisë.

Strukturat Doganore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Drejtorinë e Policisë Vendore, Shkodër, po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore