Vende

Sekreti i Vjenës për një jetë ndryshe


Vjena diferencohet si qyteti më krijues i botës. Këtë na dëshmon Wolfgang Amadeus Mozart , Sigmund Freud, dhe shumë gjeni të tjerë. Megjithatë me kalimin e shekujve gjërat kanë ndryshuar në këtë qytet.

Jeta e njerëzve që merren me biznes është e çuditshme në Vjenë. Biznesi është vetë jeta. Ju mund të njihni njerëz për vite me radhë, dhe nuk e kuptoni çfarë bëjnë për të jetuar. Ata mund të flasin se ku kanë qene pushimet e tyre të fundit, se çfarë panë në teatër, çfarë lexuan, dhe leksionet që dëgjuan.

Askush nuk nxiton në Vjenë. Ajo njihet ndryshe si qyteti i kulturës. Shtëpitë e operës dhe sallat e koncerteve nuk shihen si indulgjenca elitare, por përkundrazi, elementet kryesore të një jete që ia vlen të jetohet.

Georg Jahn, një korrespodent për Associated Press, tregoi se si çdo sezon operash, ai skedon rishikimet e hapjeve të fundit. Vështirë se ndonjë gazetë apo faqe në internet i boton ato.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, qyteti gumëzhinë së bashku me fotografinë e efikasitetit të përsosur. Njerëzit në Vjenë mendojnë se dembelizmi, rrit kreativitetin. Vjena është renditur vazhdimisht ndër vendet me cilësinë më të lartë të jetesës duke tejkaluar Kopenhagen, Cyrihu dhe New York.

Kafenet janë një tjetër destinacion, ku turistët gjejnë hapësirën e tyre. Kafeneja u shpik në Kostandinopojë, por Vjena e përsosi atë. Në një kafe Vjeneze, diçka e çuditshme i ndodh kohës. Ajo kalon pa kuptuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore