Lajme

Seancë për Haradinajn dhe Gucatin në Gjykatën e Apelit


Këtë të enjte, ish-krerët të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj do të paraqiten para panelit të Gjykatës së Apelit.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, seanca do të nis në ora 13:30, por do të transmetohet me 45 minuta vonesë.

Ndërsa kryesuesja  e panelit të Apelit, Michele Picard, ka nxjerrë  një vendim, me anë të së cilit është përcaktuar edhe rendi i ditës.

Po ashtu edhe të premten, me 2 dhjetor, pritet të mbahet seancë para Apelit në këtë rast.

Ndryshe, më 18 maj 2022 është shpallur aktgjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, ku trupi gjykues i shpalli fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Por, njohësit e çështjeve juridike, kishin thënë për Albanian Post se vendimi i Gjykatës Speciale, për t’i shpallur fajtorë dhe dënuar me katër vjet e gjysmë burgim, Gucatin e Haradinajn nuk është fuqiplotë dhe si rrjedhojë mund të kundërshtohet në Apel.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore