Lajme

Seanca e parë plenare e përbërjes së re parlamentare


Përbërja e re Kuvendit të Kosovës do të mbajë seancën e parë plenare me fillim në orën 10:00.

Seanca – ndryshe nga ajo që pritje – nuk do të jetë për zgjedhjen e presidentit/es së Kosovës.

Deputetët e rinj do të mblidhen për të bërë betimin e tyre formal, por gjithashtu do të bëhet propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare.

Sipas njoftimit, do të ketë edhe deklarime jashtë rendit të ditës.

Kjo është seanca e parë plenare e legjislaturës së re.

Në seancën e kaluar Kuvendi i Kosovës, ka votuar për krye-parlamentarin dhe kryeministrin e ri.

Për t’u kompletuar përbërja e re e institucioneve të Kosovës ka mbetur edhe zgjedhje a presidentit/es.

Kjo pritet të bëhet shumë shpejt dhe në garë është Vjosa Osmani nga lista Guxo.

Kandidat tjetër zyrtarisht ende nuk ka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore