
“Me prezantimin brilant dhe kryesimin shembullor të Këshillit të Sigurimit, Edi Rama lartësoi Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët!”, ka thënë nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Këto komente ajo i bëri pasi që Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit drejtoi një nga sesionet më të rëndësishme me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.
Hapja ishte nën moderimin e kryeministrit Edi Rama.

Prandaj, ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, përmes një postimi në Facebook, lavdëroi Ramën për paraqitjen që ai e pati në Këshillin e Sigurimit.
“Bravo”, shkroi.
Një sesion i jashtëzakonshëm maratonë – ende i papërfunduar dhe i shtyrë për pasditen e 21 shtatorit – ishte ai që Shqipëria i dhuroi të gjithë botës, duke lejuar zhvillimin e debatit më të gjerë ndërkombëtar lidhur me luftën në Ukrainë, që prej kur kjo e fundit ka filluar me agresionin rus më 24 shkurt 2022.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, seketari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Disa prej emrave të spikatur të kësaj mbledhjeje, të moderuar në mënyrë jo thjesht dinjitoze, por në detaje të përsosura nga Shqipëria, e cila është kujdesur që nën privilegjin e Presidencës së Këshilli të Sigurimit, të lejonte gjithë botën të shprehte mendimet mbi luftën.
Hapja ishte jo e lehtë nën moderimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pasi siç pritej, menjëherë u hodh në sulm ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya.
Ky i fundit, e ka akuzuar Presidencën shqiptare për thyerje të rregullores së Këshillit të Sigurimit, me lejimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të folur përpara anëtarëve të Këshillit në rend.
Megjithatë, Rama e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë shkelje të rregullores.
Madje, edhe me batuta të tipit: “Kur vjen nga ju leksioni për mosrespektimin e rregullave është mbresëlënëse”, apo “dua t’i siguroj kolegët rusë dhe gjithë të pranishmit se ky nuk është një ‘operacion special’ i Presidencës shqiptare”.
Përkundrazi, nëse Rusia dëshiron që Zelensky të mos flasë i pari, atëherë çështja është e thjeshtë, pasi mjafton që agresioni ndaj Ukrainës të ndalojë.
Këtë, ambasadori rus nuk e ka pritur mirë dhe i ka kërkuar kryeministrit shqiptar të mos sillet si lider i një shteti, por si President i Këshillit.
Në përgjigje të kësaj, Rama tha se nuk është ai që po sillet si kryeministër, por është përgjigjur në kapacitetin në të cilin ambasadori vetë e ka thirrur.
Shqipëria i dhuron botës debatin më të gjerë ndërkombëtar mbi luftën në Ukrainë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Manja ‘shmang’ akuzat për çështjen Beleri, amnistia mund të përfshijë 600 të dënuar
-
Kaosi në Kuvend, përjashtohen Sali Berisha dhe 5 deputetë të opozitës
-
Hasani drejt Brukselit, do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor
-
Varhelyi takim me Vokshin, në fokus raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale