Gatimi

Së shpejti, pitonët pjesë e menusë së restoranteve


Pitonët së shpejti mund të jenë pjesë e menusë në shtetin e Florida-s, nëse vërtetohen që janë të sigurt për t’u ngrënë.
Komisioni i Ruajtjes së Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida po bashkëpunon me Departamentin e Shëndetësisë, për të hulumtuar nivelet e mërkurit te pitonët dhe për të përcaktuar nëse ato mund të konsumohen në mënyrë të sigurt.
Nëse kjo ndodh, gjarpërinjtë së shpejti mund të përfundojnë në menutë e restoranteve dhe tryezave familjare në të gjithë shtetin.
Pitonët gjenden kryesisht në pjesën jugore të Florida-s, në të cilën ata kanë paraqitur një rrezik serioz për jetën e egër vendase.
Gjahtarët e tyre shtuan se ata mund të jenë mjaft të shijshëm nëse gatuhen në mënyrën e duhur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore