Muzikë

Së shpejti dokumetari biografik i Oprah Winfrey-t në Apple TV+


Platforma “Apple TV+”, ka njoftuar se së shpejti del dokumentari biografik i i Oprah Winfrey-t. Në këtë dokumtar do të pasqyrohen 25 vite tranzite të Winfrey-t që kaloi nga person i thjeshtë në një person publik shumë të pasur. Atë e dalloi dashuria për njerëzit dhe veprimtaria e saj filantropiste.

Në këtë project paraqitet Whinfrey si personazh mediatik, aktore dhe person me ndikim social.

Producentja e “The Oprah winfrey Show” dhe “Whitney”, Lisa Erspamer, do të udhëheqë projektin bashkë më regjizorin e vlerësuar me “Oscar”, Kevin MacDonald.

Marrëdhëniet e Oprah-s me platformën “Apple TV+” datojnë që në 2018-tën dhe shumë nga emisionet e saj janë trasmetuar në të.

Një ndër to është “The Oprah Conversation”, me protagoniste Oprah-n ku ajo zhvillon biseda të afërta me edukatorë, ndikues dhe ekspertë të tjerë për çështje dhe shqetësime bashkëkohore. Disa nga temat janë të pakëndshme për tu diskutuar, por trajtohen me kuriozitet dhe respekt./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore