Sport

Scaloni drejt rinovimit të kontratës, e konfirmon i pari i Federatës Argjentinase


Lionel Scaloni, pritet që në ditët në vijim, ta rinovojë kontratën me Argjentinën, e cila i skadon në fund të vitit kalendarik.

Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), Claudio Chiqui Tapia.

Gjatë një mbrëmjes ku po festonin për triumfin në Kupën e Botës, Tapia bëri me dije se trajneri kampion do të vazhdojë të jetë pjesë e kombëtares.

“Ne jemi dy njerëz të fjalës, nuk është problem”, tha i pari i AFA.

Sipas mediave të huaja, kontrata e re pritet të jetë 4-vjeçare, pra deri në fund të vitit 2026.

Scaloni ishte emëruar përkohësisht në krye të Argjentinës pas shkarkimit të Jorge Sampaoli-t, i cili kishte udhëhequr “Albiceleste” në Botërorin zhgënjyes në Rusi 2018.

Por më pas ai mori konfirmimin me rezultatet, fitimi i Kupës së Amerikës në më pak se një vit dhe më pas kompeticionit të ri, finales, kundër kampionit të Evropës, Italisë.

Ndërsa në fundi fitoi trofeun më të rëndësishëm për një kombëtare, Kupën e Botës, duke u bërë trajneri i tretë më i ri në histori që ngre lart këtë trofe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore