Boterori 2022

Scaloni: Do dhurojmë spektakël ndaj Holandës


Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka thënë se ekipi i tij do dhurojë spekakël ne ndeshjen ndaj Holandës, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës.

“Ndeshja e nesërme do të jetë e këndshme për t’u parë, do dhurojmë spekakël dhe do ta kërkojmë kualifikimin në gjysmëfinale”, tha Scaloni në konferencën për media.

Argjentinasi foli edhe për futbollistët e tij, derisa tha se do të jenë të gatshëm edhe De Paul dhe Di Maria.

“De Paul është në rregull dhe besoj që do të luajë nga fillimi. Do të shohim në stërvitjen e sotme se si të formojmë ekipin. Ai dhe Di Maria u stërvitën, por ka ende një ditë për të vlerësuar ekipin”, shtoi tekniku argjentinas.

Nuk ka munguar as një koment për situatën e Paulo Dybala-s, që nuk ka luajtur ende asnjë minutë në këtë Kupë Bote, teksa vetë Scaloni pranon se futbollisti i Romës është në formë të mirë fizike.

“Dybala është në formë shumë të mirë, por unë nuk e kam parë ende të arsyeshme ta aktivizoj, ndaj nuk ka luajtur. Jam shumë i kënaqur me sjelljen e tij dhe mbi të gjitha me formën”, deklaroi trajneri i Argjentinës.

Kujtojmë që ndeshja mes Argjentinës dhe Holandës do të zhvillohet këtë të premte me fillim nga ora 20:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore