Shqipëria

Satelitët shqiptarë dhe “datat e mundshme të lëshimit”


Lajmi i lëshimit të satelitëve shqiptarë Albania 1 dhe Albania 2, bëri jo pak bujë pasi u konfirmua nga vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Me ardhjen e vitit 2022, website të ndryshme me fokus në lëshimet e misioneve hapësinore janë rakorduar edhe për datat e mundshme të lëshimit të dy satelitëve tanë.

Space Coast Lunches, një nga faqet më prestigjioze të të apasionuarëve pas hapësirës ka zbuluar dy data për muajin mars dhe qershor.

Më 1 mars të vitit 2022, do të jetë mjeti i quajtur “United Launch Alliance Atlas V 500 Series”, që do të kryejë një udhëtim rutinor.

Por, sipas faqes kjo raketë do të ketë tjetër mision.

United Launch Alliance Atlas 5 do të lëshojë GOES-T, satelitin e tretë gjeostacionar të motit të gjeneratës së ardhshme për NASA-n.

Pra në thelb ky mjet do të orbitojë mbi ekuator për të monitoruar kushtet e motit në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

SpaceX

Në faqen Space Launch Schedule zbulohet sakaq që gjatë muajit mars është regjistruar një lëshim në hapësirë që përputhet me misionin shqiptar.

Detaji i parë që pikënis konfirmimin është fakti që mjeti i takon kompanisë SpaceX.

Së dyti, misioni i titulluar “Transporter 4” do të jetë një fluturim i dedikuar për ndarjen e udhëtimit në një orbitë me dhjetëra mikrosatelitë të vegjël dhe minisatelitë për klientët komercialë dhe qeveritarë.

Falcon 9 është raketa me dy faza e projektuar dhe prodhuar nga SpaceX që do të bëjë transportin e satelitëve dhe anijes kozmike Dragon në orbitë.

Raketa Falcon 9 është lëshuar gjithsej 80 herë me 80 lëshime të suksesshme dhe 0 lëshime të dështuara.

Albania 2

Gjatë muaji qershor, Space Coast Lunches, lajmëron vetëm një datë me mision hapësinor.

Mjeti “Falcon Heavy” përkon me bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë SpaceX.

Por, misioni nuk përputhet, pasi raketa do të nisë misionin USSF 52 për Forcën Hapësinore të Shteteve të Bashkuara.

Qëllimi i këtij mjeti do të jetë nisja e një ngarkese të paspecifikuar ushtarake.

Në faqen Space Launch Schedule, sakaq zbulohet se një tjetër lëshim i SpaceX do të mbyllë muajin qershor.

Një raketë Falcon 9, e njëjtë me misionin e muajit mars, do të lëshojë në orbitë në një mision të përbashkët udhëtimi – satelitë të shumtë të vegjël nga klientët amerikanë dhe ndërkombëtarë.

Misioni, i njohur si “Transporter 2” dhe që pritet në javën e fundit të qershorit, pason nisjen e parë të “Transporter” të SpaceX në muajin janar, i cili dërgoi 143 satelitë të vegjël në orbitë.

Rama

Lajmin e lëshimit të satelitëve do e shpërndante vetë kryeministri Rama, nëpërmjet një videoje të publikuar në median sociale “Facebook”.

Në video dëgjohet numri një i qeverisë, i cili flet me atë që mendohet se është një nga inxhinierët e SpaceX.

Ky i fundit i shpjegon kreut të qeverisë shqiptare mënyrën se si anija kozmike Falcon 9 dërgon në qiell satelitë të ndryshëm.

Kështu, duke shpjeguar edhe procedurën e lëshimit fillestar.

Kur pyetet nga Rama mbi lëshimin e Albania 1, ai përgjigjet se marsi do të shohë në orbitë satelitin e parë shqiptar.

SpaceX, kompania e Elon Musk, është lider në tregun botëror për dërgimin e satelitëve në orbitë. Dhjetëra shtete në botë operojnë këto misione përmes kompanisë amerikane.

Ajo prej vitesh po punon edhe për dërgimin e njerëzve të parë në planetin e kuq, Mars. Ndërsa misioni hënor, do të jetë më i afërt.

SpaceX u bë edhe kompania e parë private, që dërgoi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor astronautë amerikanë, duke i kthyer në tokë në mënyrë të suksesshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore