Përballje

Sassuolo thyen zemrat e Inter-it, zikaltërit gabojnë për herën e tretë me radhë


Pas humbjes në derbi, barazimit përballë Napoli-t, humbjes përballë Liverpool, Inter është mposhtur sërish.

Zikaltërit ishin vendas të Sassuolo-s, në tentativën për të rimarrë vendin e parë pas barazimit të Milan-it te Salernitana.

Mirëpo, ndeshja shkoi si mos më keq për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi.

Në fakt, aq mirë e mbajti ndeshjen Sassuolo, sa që ende pa u mbyllur gjysmë ore lojë, rezultati tregonte 0-2 në favor të tyrin.

Pas tetë minutash lojë, Raspadori u gjet i lirë në zonë nga Berardi, dhe shënoi për 0-1.

Kur Inter u duk se po kthehej në lojë, i shumë kërkuari Scamacca, ua vështirësoi punët, duke shënuar për 0-2.

Pas epërsisë komode të krijuar, as për edhe një sekondë, Sassuolo nuk e vuri në dyshim fitoren, duke treguar një paraqitje shumë solide në mbrojtje.

Madje, ata iu afruan edhe golit të tretë në disa raste, por rezultati mbeti i pandryshuar, 0-2.

Më këto tri pikë, Sassuolo gjen fitoren pas katër takimesh dhe ngjitet në vendin e 11-të me 33 pikë.

Kurse Inter mbetet në vendin e dytë, me 54 pikë, dy më pak se Milan lider por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Si asnjëherë më parë, lufta për titull në Itali gjatë këtij sezoni ndanë tri skuadra me tri pikë.

Një fitore e Napoli-t te Cagliari, do t’i ngjisë napoletanët në krye të tabelës me pikë të barabarta me Milan-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore