Lajme

Sasia e hedhur e ushqimit arrin në 900 milionë ton


Më shumë se 900 milionë ton ushqime hidhen çdo vit, sipas një raporti global.

Indeksi i Mbetjeve Ushqimore të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin zbuloi se 17% e ushqimit të disponueshëm për konsumatorët – në dyqane, familje dhe restorante – shkon direkt në kosh.

Rreth 60% e këtyre mbeturinave janë në shtëpi. Lockdown-i duket se ka pasur ndikim – të paktën në Mbretërinë e Bashkuar – duke i zvogëluar mbetjet e ushqimit shtëpiak.

23 milionë kamionë ushqim

Raporti ka vënë theksin mbi një problem global që është “shumë më i madh nga sa vlerësohej më parë”, tha Richard Swannell i organizatës Wrap për BBC News.

“923 milionë ton ushqim që harxhohet çdo vit do të mbushte 23 milionë kamionë 40 ton”.

Ishte një çështje që, më parë, konsiderohej si një problem pothuajse ekskluziv i vendeve të pasura – me konsumatorët që blinin më shumë nga sa mund të konsumonin.

Ka boshllëqe në gjetjet që mund të zbulojnë se si ndryshon shkalla e problemit te vendet me të ardhura të ulëta dhe të larta. Raporti, për shembull, nuk mund të bënte dallimin midis mbetjeve “të pavullnetshme” dhe “vullnetare”.

Të dhënat për të bërë dallimin midis mbeturinave të ushqimit të ngrënshme dhe pjesëve të pangrënshme – si kockat dhe guaskat – ishin në dispozicion vetëm për vendet me të ardhura të larta.

Vendet me të ardhura më të ulëta, kishin shumë pak të ngjarë të kishin humbje të ushqimit të ngrënshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore