Lajme

Sarkozy, saga e korrupsionit vazhdon


Për herë të parë, ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, u dënua për shkak të çështjes së përgjimeve, e njohur edhe si çështja “Paul Bismuth”. Emri i tij vijon të përmendet në disa çështje gjyqësore, të cilat mbeten ende të hapura në shtetin francez.

Në pjesën e parë, Albanian Post transmeton nga e përditshmja Le Monde dënimin e ish-presidentit, akuzat për korrupsion. Gjithashtu bëhen me dije gjashtë çështje, tek të cilat përfshihet Sarkozy.  Në pjesën e dytë shfaqen dosje të tjera, në të cilat përfshihet ish-presidenti francez.

Një pjesë e këtyre çështjeve janë mbyllur për shkak të mungesës së provave, apo pasi është fshehur pas imunitetit të tij presidencial. Ndër të tjera, Sarkozy është akuzuar për pastrim parash, korrupsion, financim të paligjshëm të fushatës të tij në rrugë joligjore, shpërdorim funksioni etj.

Helikopterët, kontrata me Kazakistanin

Një tjetër hetim është hapur nga prokuroria për marrëveshjen 2.5 milionë dollarëshe, që u nënshkrua midis Francës dhe Kazakistanit, kur president ishte Nicolas Sarkozy. Kontrata, e nënshkruar në vitin 2010 midis Kazakistanit dhe kompanisë franceze “Eurocopter” për shitjen e 45 helikopterëve.

Dyshohej se kjo kontratë ka qenë një objekt i pastrimit të parave ose i retrokomisioneve.

Sidoqoftë, Nicolas Sarkozy mori pjesë në negocimin e kësaj kontrate ndërkombëtare si kryetar i shtetit.

Hetuesit dyshuan gjithashtu, që ekipi i ish-presidentit bënte presion në senatin belg, për të marrë një vendim të favorshëm për tre biznesmenët me origjinë nga Kazakistani. Këta biznesmenë po ndiqeshin penalisht në këmbim të nënshkrimit të kontratës midis dy shteteve të lartpërmendura.

Një hetim zyrtar u hap në vitin 2013, pasi dyshohej për pastrim parash. Sarkozy nuk u mor kurrë në pyetje nga të afërmit. Ndërkohë që disa të afërm të tij si Claude Guéant u morën në pyetje.

Udhëtimet me avionë

Gjatë kontrollit të një tjetër çështjeje, gjykatat zbuluan se në vitin 2014, faturat e disa fluturimeve private të ish-presidentit ishin paguar nga kompania e mikut të tij, Stéphane Courbit, LOV Group.

Nicolas Sarkozy nuk u hetua kurrë gjatë hetimit të dosjes. Kjo dosje hidhte dyshime, të pabazuara, të abuzimit të pasurive të korporatave në dëm të Lov Group. Hetimet u mbyllën në vitin 2016.

Bernard Tapie dhe arbitrazhi

Nicolas Sarkozy ishte president në 2008, kur shteti francez pranoi të paguante 404 milionë euro, gjatë një arbitrazhi. Kjo shumë iu kompensua biznesmenit Bernard Tapie. Kjo shumë u pagua si kompensim ndaj dëmit që pretendohet se pësoi gjatë shitjes së Adidas-it, në vitin 1993.

Arbitrazhi, i dëmtuar nga manipulimi, u anulua nga gjykatat në 2015. Më pas, Bernard Tapie urdhëroi rimbursimin. Christine Lagarde, e cila i kishte dhënë dritën jeshile arbitrazhit si Ministre e Ekonomisë, u dënua në vitin 2016 për “neglizhencë” nga Gjykata Franceze e Drejtësisë.

Në këtë dosje, Sarkozy, refuzoi të shkonte për të dëshmuar, duke u fshehur pas imunitetit të tij presidencial. Për shkak të imunitetit, ai nuk u mor kurrë në pyetje. Edhe pse gjykatësit prej kohësh në dyshim afërsinë e Bernard Tapie dhe rolin që mund të ketë luajtur gjatë arbitrazhit.

Sondazhet e Elysée-së

Gjatë presidencës së Nicolas Sarkozy-së, dyshohet se Elysée-ja ka nënshkruar disa kontrata të parregullta për realizimin e sondazheve. Elysée-ja zhvilloi sondazhet me kompanitë e dy këshilltarëve të presidentit, përkatësisht Patrick Buisson-in dhe Pierre Giacometti-n.

Në vitin 2019, gjykata hetoi edhe 6 persona të tjerë (përfshirë dhe dy të afërm të Nicolas Sarkozy-së). Data e gjykimit të tyre nuk është vendosur ende. Sarkozy nuk mund të vihej në shënjestër nga gjykatësit, pasi çështja kishte ndodhur gjatë mandatit të tij. Edhe këtë radhë, për shkak të imunitetit presidencial, ai refuzoi të dëshmonte në vitin 2016.

Çështja “Bettencourt”

Ish-presidenti francez akuzohet se ka marrë kontribute të paligjshme, me qëllim që të financonte fushatën zgjedhore, në vitin 2007. Thuhet se Sarkozy ka përfituar nga gjendja e dobësisë së trashëgimtares së kompanisë kozmetike, Liliane Bettencourt. Për shkak të mungesës së provave, çështja u mbyll.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore