Lajme

Sarajevë: Shkrumbi i Bibliotekës 29 vjet më pas


Bashkia e Sarajevës, një ndërtesë madhështore maurë, u shkrumbua pas sulmeve me granata nga ushtria serbe gjatë rrethimit të qytetit në 1992.

E konvertuar në Bibliotekën Kombëtare në 1949, ajo u përfshi nga flakët në gusht 1992, ku u shkatërruan pothuajse dy milionë libra dhe dorëshkrime, përfshi shumë vëllime të rralla që pasqyrojnë jetën multikulturore boshnjake nën perandoritë Osmane dhe Austro-Hungareze.

200 mijë vëllime, arritën të shpëtoheshin me sukses nga zjarri shkatërrues i verës së vitit 1992.

Në Bosnjë dhe Hercegovinën e ndarë etnikisht, ku çdo simbol kombëtar është i diskutueshëm, ndërtesa është përsëri në këmbë sot, e rikonstruktuar me financim nga Bashkimi Evropian dhe Katari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore