Muzikë

Sanremo, prezantuesja Matilda De Angelis e preferuara publikut


Aktorja e “The Undoing”, të HBO, Matilda De Angelis shkëlqeu si prezantuese e festivalit të famshëm muzikor Italian, Sanremo 2021. Impaktin pozitiv e mori në mëngjes, ku skanë munguar mesazhet dhe komentet e njerëzve. Ajo e përballoi mjaft mirë presionin e një skenës së madhe të Ariston-it me prezantuesin e përhershëm të festivalit, Amadeus-in.

Matilda e mori famën me rolin e saj si Elena Alves, në “The Undoing”. Ajo është vetëm 25 vjeçe, por karriera e saj është shumë më e madhe. Matilda De Angelis, nga Bolonja, e lindur në 1995-ën, është aktorja e momentit. Këtu, Matilda De Angelis u bashkua me një kast të jashtëzakonshëm të yjeve si Nicole Kidman, Hugh Grant dhe Donald Sutherland.

Si Elena, Matilda De Angelis u shfaq si grua në një marrëdhënie jashtëmartesore dhe nënë. Ajo është protagoniste e mjaft skenave nudo në film.

 

Për daljen e saj të parë, Matilda zgjodhi të vishej me një fustan vishnje, pastaj ndërroi një të zi vezullues dhe në fund pantallona.

Matilda jo vetëm e shkëlqyer si aktore por edhe prezantuese. Ajo gëzon edhe shumë mbështje të njerëzve të cilët e ndjekin dhe janë ndërgjegjsuar nga deklaratat e saj dhe fotot pa filter që ka postuar në mediat sociale.

“Ka gjëra që nuk mund të kontrollohen dhe ky vit na e mësoi mirë këtë. Ka ndryshime që duhet t’i pranojmë në jetën tonë dhe, së bashku me to, perceptimin e vetvetes dhe botës përreth nesh. Gjërat paradoksale ndodhin në jetë, apo jo? Epo, për mua, të jesh aktore dhe të punosh me një fytyrë të pushtuar nga aknet është njëra prej tyre. Çdo ditë duhet të zgjohem dhe të prezantohem fillimisht para pasqyrës dhe pastaj përpara kamerës me gjithë ngarkesën emocionale që duhet të dukem shkëlqyer, e duke luftuar frikën dhe pasiguritë e mia shkaktuar prej lëkurës. Ka probleme shumë më të mëdha në jetë dhe unë jam e vetëdijshme për to, por doja ta ndaja këtë të vërtetë të vogël mbase për t`u ndjerë më e fortë, ndoshta për të pranuar veten më mirë. Frika jonë mund të na paralizojë ose mund të bëhet një forcë e madhe, na takon neve ta zgjedhim rrugën”, ka shkruar ajo në instagram.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore