Muzikë

Sanremo 2021: Dëshira e Amadeusit për praninë e ABBA-s


Drejtori artistik dhe prezantuesi i festivalit të këngës italiane të Sanremos, Amadeus, ka njoftuar për Radio 2 se dëshiron të sjellë grupin muzikor ABBA në skenën e madhe të Aristonit.

Pjesëmarrja grupit të famshëm suedez, do të ndihmonte për ta bërë edicionin e festivalit italian të këngës, edhe më të paharrueshëm. Ky grup është i njohur për hitet si ‘Mamma Mia’ dhe ‘Waterloo’, me të cilat ka shitur mbi 400 milionë albume në të gjithë botën.

Vitin e shkuar, Amadeus bëri të mundur ribashkimin e grupit të mirënjohur italian “Ricchi e Poveri” .

Akoma nuk është dhënë një përgjigje zyrtare nga grupi por adhuruesit e ABBA-s mbeten në pritje të datave që do të zhvillohet festivali.

Festivali do të zhvillohet në datat 2 deri më 6 Mars./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore