Boterori 2022

Sanchez: Spanja humbi për të shmangur Brazilin në çerekfinale


Spanja humbi 2-1 kundër Japonisë, duke parë të dyja skuadrat të avancojnë me Spanjën në vendin e dytë.

La Roja ishte jashtë Botërorit për disa minuta por ata janë ende gjallë, por humbja spanjolle ka ngritur shumë pikëpyetje.

Hugo Sanchez, një ish-lojtar meksikan i Real Madrid-it, ka pohuar për ESPN se ishte një strategji e Luis Enrique dhe se Spanja e la veten të mposhtej për të shmangur Brazilin.

Kur u pyet nga gazetari David Faitelson: “A mund të më siguroni që Spanja doli në kërkim të këtij rezultati, për të shmangur Brazilin në çerekfinale?”, meksikani u përgjigj: “Ju siguroj, nuk isha atje”.

“Unë nuk jam në mendjen e Luis Enrique-s, por Luis Enrique duhet të ketë menduar për formulën për të shmangur Brazilin në çerekfinale. Ekziston një rrezik, po, dhe ju merrni atë rrezik”.

“Ai nuk do ta thotë kurrë, ne trajnerët nuk do të themi kurrë ‘Unë e lë veten të humbas’”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore