Sport

Sanchez-i dhe Lukaku bëjnë Inter-in me krahë


Java e 25 e Serisë A italiane përfundoi me sfidën Parma – Inter. Zikaltrit ia dolën të mernin një fitore, me rezultatin 1-2 në Ennio Tardini, falë dopietës së Alexis Sanchez-it.

Ndeshja ishte e balancuar. Të dy ekipet kërkuan rrugën e golit që në pjesën e parë të takimit, megjithëse nuk ja dolën të shënonin.

Goli i parë i sfidës do të vinte në minutën e 54′ të takimit, kur Sanchez-i shëndroi në gol një asist nga Romelu Lukaku. Pak minuta më vonë, në të 62′, përsëri dyshja Sanchez – Lukaku, dyfishojnë rezultatin, me kilianin që shënoi dopietë.

Parma u kundërpërgjigj me anë të Hernani-t, në të 71′. Por, vendasit nuk patën forca për të barazuar rezultatin dhe fati i buzëqeshi Antonio Conte-s, në fundin e takimit, që e shikon ekipin e tij në vend të parë të Serisë A.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes, sipas Sofascore-s ishte Sanchez me notën 8.6 dhe pas tij Hernani i Parma-s me notën 8.

Lojtarët më të dobët të takimit ishin Juraj Kucka dhe Lautaro Valentini, të Parma-s me notat 6.2. Për zikaltrit më i dobëti në fushë ishte Milan Skrinar-i, i vlerësuar me notën 6.4.

Inter-i pas 25 javësh, renditet në vendin e parë me 59 pikë, gjashtë më shumë se Milan-i i vendit të dytë. Parma e sheh veten në vendin e 19 me 15 pikë.

Djemtë e Conte-s, në gjashtë ndeshjet e para të fazës së dytë, të Serisë A, ka koleksionuar po kaq fitore. Ndeshja e radhës për zikaltrit do të jetë përballë Atalanta-s, në 8 mars në “Giuseppe Meazza”.

Parma me humbjen përballë Inter-it zhytet akoma dhe më shumë në krizë rezultatesh. 16 ndeshje pa fituar në Serinë A për Parma-n, që nga ndeshja e fundit, e fituar 1-2 në Genoa, në nëntor të 2020. Ndeshjen e radhës do të udhëtojnë në Firence, në 7 mars.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore