Sport

Samuel Umtiti, në skenë del një skuadër e re


Samuel Umtiti është një nga lojtarët që Barcelona po kërkon ta largojë këtë merkato, por deri më tani nuk ka pasur sukses, pasi francezi ka refuzuar destinacionet.

Destinacioni i ri i qendërmbrojtësit 27-vjeçar mund të jetë Portugalia tashmë. Jorge Jeses e kërkon Umtiti-n te skuadra e tij, Benfica.

Kampioni i Botës me Francën në Rusi 2018, tek Benfica do të gjente lojtarë me emër në linjën e qendrës së mbrojtjes si: belgun Jan Vertongen dhe argjentinasin Nicolo Otamendi.

Barcelona shpenzoi 25 milionë euro në verën e vitit 2016 për të marrë shërbimet e Umtiti-t nga Lyon-i, ndërsa tani po kërkon të lirohet nga paga e lojtarit dhe do e largojë edhe me një ofertë shumë herë më të ulët se ajo që investojë për ta marrë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore