Sport

Samu Castillejo një hap larg rikthimit në La Liga


Futbollisti spanjoll i Milan-it, Samu Castillejo, është vetëm një hap larg rikthimit në La Liga. Getafe kërkon nënshkrimin e 26-vjeçarit në merkaton e janarit.

Sipas mediave spanjolle, agjenti i Castillejo-s është takuar me anëtarë të klubit të Getafe-s dhe marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt.

Ish-lojtari i Malaga-s dhe Villarreal-it është pjesë e kuqezinjëve që nga gushti i 2018. Kohë kur Milan-i pagoi 21 milionë euro për shërbimet e tij.

Performancat e spanjollit në “San Siro” kanë qenë larg pritshmërive. Në total ai është aktivizuar në 113 ndeshje ose e thënë më saktë në 5 mijë e 406 minuta. Çka përben rreth 60 ndeshje të plota.

26-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 15 asiste me fanellën e Milan-it. Në sezonin aktual, ai numëron vetëm pesë paraqitje në Serie A, ku ka dhuruar dy asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore