Pajisje

Samsung-u parashikon një vit të fortë për njësinë e çipave


Kompania Samsung Electronics pret që divizioni i çipave dhe komponentëve të ketë performancë të fortë këtë vit pasi duket të rrisë ofertën duke përmirësuar operacionet në një treg të ngushtë global.

Kështu ka bërë me dije një nga drejtuesit e kompanisë, përgjegjës për divizionin e ri.

Kyung Kye-hyun ka treguar se biznesi i çipave dhe komponentëve pritet të tejkalojë rritjen vjetore të parashikuar të tregut global të çipave prej nëntë për qind.

Sipas tij, divizioni do të kërkojë klientë të rinj në Kinë, ku pret rritje të lartë të tregut dhe do të fokusohet në rritjen e kapacitetit të furnizimit duke përmirësuar operacionet në fabrika.

Po ashtu kompania do të përmirësojë reagimin në prodhimin e çipave të bëra me porosi në fusha si llogaritja me performancë të lartë dhe inteligjenca artificiale.

“Teksa procesi bëhet më i imët, kompleksiteti rritet dhe proceset në lidhje me pesë nanometra ose më pak po i afrohen kufirit fizik të pajisjeve gjysmëpërçuese”, ka thënë Kyung.

Sakaq, ai ka shtuar se Samsung-u synon të përmirësojë përfitimin dhe furnizimin duke optimizuar operacionet e linjës dhe proceset në prodhim masiv.

Mungesa globale e çipave për shkak të kapacitetit të kufizuar të prodhimit, shoqëruar me një bum të kërkesës ka nxitur investimet nga qeveritë dhe prodhuesit e çipave.

 

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore