Pajisje

Samsung-u, marrëveshje për rrjetin 5G në SHBA


Kompania Samsung ka nënshkruar një marrëveshje shumëvjeçare për t’i shitur pajisjet Dish-it për rrjetin 5G në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çka vlerësohet si një nga marrëveshjet më të mëdha për kompaninë koreano-jugore që nga kontrata e saj kryesore Verizon në vitin 2020.

Samsung është zhvilluar si një sfidues ndaj furnizuesve kryesorë të pajisjeve të telekomunikacionit si Nokia dhe Ericsson në SHBA.

Marrëveshja prej 6.6 miliardë dollarësh me Verizon dhe kontrata me Dish forcojnë më tej pozicionin e saj në treg.

Alok Shah, nënkryetar në Samsung, ka zbuluar se “do të dorëzojmë produktet tona të para në Dish këtë vit”.

Dish po ndërton një rrjet 5G duke përdorur teknologjitë më të fundit që premton të ulë kostot dhe të sjellë shërbime të reja.

Po ashtu është lidhur me kompanitë që variojnë nga Amazon dhe Intel deri te ato më të vogla si Altiostar dhe Mavenir.

Paçka se ende nuk ka nisur një rrjet tregtar, është angazhuar ndaj rregullatorëve që të mbulojnë 20 për qind të popullsisë së SHBA-ve deri në qershor dhe të paktën 70 për qind deri në mesin e vitit 2023.

“Jemi në rrugën e duhur për ta arritur atë”, ka treguar shefi i tregtisë së Dish, Stephen Bye, përcjell Albanian Post.

Kompania, e cila ka ngritur infrastrukturën e rrjetit në dhjetëra qytete, është përballur edhe me probleme të zinxhirit të furnizimit që kanë dëmtuar kompanitë në mbarë botën.

Sipas Bye, zinxhirët e furnizimit kishin qenë të vështira për 18 muaj dhe sfidat nuk do të zhdukeshin në dy muajt e ardhshëm. Por Dish i ka të gjithë komponentët për të arritur objektivin e qershorit.

Dish po teston gjithashtu rrjetin 5G duke përdorur telefonat Samsung Galaxy S22 dhe planifikon të vazhdojë të përdorë telefonat gjatë gjithë procesit të vendosjes së rrjetit.

 

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore