Pajisje

Samsung-u, investim për çipat


Kompania koreano-jugore e elektronikës, Samsung Electronics Co Ltd, ka njoftuar se ka investuar 171 trilionë dollarë për çipa pa memorie deri në vitin 2030.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se ky investim i kompanisë shkon për rritjen e objektivit të saj të mëparshëm të investimeve, i cili ka qenë i një shume prej 133 trilionë të shpallur në vitin 2019.

Samsung-u nuk është i vetëm në këtë treg. Kompania konkurron me rivalët më të mëdhenj. Me prodhuesin e çipave të Tajvanit TSMC dhe me prodhuesin e çipave për pajisjet telefonike inteligjente Qualcomm Inc.

Gjatë një deklarate. Samsung-u ka thënë se do të përshpejtojë kërkimin dhe zhvillimin e proceseve të përparuara të prodhimit të çipave. Ngjashëm edhe për ndërtimin e linjave të  prodhimit.

Ndër të tjera, kompania e elektronikës ka shtuar se linja e tretë e prodhimit të çipave në Pyeongtaek, e vendosur në jug të Seoul-it, do të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit 2022.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore