Pajisje

Samsung-u, 920 milionë dollarë investim për zgjerimin e fabrikës në Vietnam


Samsung Electro-Mechanics, prodhuesi koreano-jugor i komponentëve elektronikë, pritet të investojë 920 milionë dollarë në një fabrikë prodhimi në Vietnam-in Verior.

Kështu ka bërë me dije të mërkurën e 16 shkurtit vendi i Azisë Juglindore.

Përmes një deklarate, qeveria e vendit ka thënë se investimi do të nxisë prodhimin ekzistues të kompanisë në provincën Thai Nguyen të komponentëve të pajisjeve elektronike.

Gjithashtu pritet që të rrisë investimin total të kompanisë në 2.27 miliardë dollarë, tregon agjencia e lajmeve “Reuters”.

Lëvizja vjen pasi Vietnam-i është bërë një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e zinxhirit global të furnizimit të teknologjisë.

Ai ka tërhequr interesin dhe investimet nga kompanitë që kërkojnë të diversifikojnë prodhimin e tyre dhe të zvogëlojnë ekspozimin ndaj Kinës.

Por edhe për shkak të suksesit relativ në frenimin e përhapjes së coronavirus-it.

Vietnami ka regjistruar 2.57 milionë raste me COVID-19 dhe rreth 39 mijë vdekje. Më shumë se 76 për qind e popullsisë së tij prej 98 milionë banorësh ka marrë të paktën dy doza vaksinash, sipas të dhënave zyrtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore