Pajisje

Samsung 870 EVO SSD i ri


Samsung Electronics, kompani koreano-jugore e elektronikës, nxjerr modelin 870 EVO SSD e cila është zgjedhja e fundit SATA si pjesë e serisë SSD të kompanisë.

“Duke përfaqësuar kulminacionin e linjës sonë SATA SSD, 870 EVO i ri ofron një përzierje tërheqëse të performancës, besueshmërisë dhe pajtueshmërisë për përdoruesit e laptopëve dhe kompjuterave desktop”, ka thënë nënkryetari i produktit te Samsung Electronics, KyuYoung Lee.

Sipas Tech Radar, faqe dedikuar teknologjisë, kompania ka deklaruar se modeli i ri 870 EVO ofron një përmirësim afro 38% të shpejtësisë së leximit të rastësishëm krahasuar me modelin e mëparshëm. Ky ndryshim bën të mundur përmirësimin e përvojave të përdoruesëve.

Modeli i ri ofron gjithashtu një përmirësim të performancës së qëndrueshme krahasuar me modelin 860 EVO.

870 EVO i ri disponon edhe një vlerësim të klasit kryesor terabytes (TBW) prej 2 mijë e 400 TB.

Për sa i përket lidhjes me pajisje të tjera, 870 EVO siguron pajtueshmëri edhe me një sërë pajisjesh kompjuterike dhe veçoritë e përditësuara të kompjuterave./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore