Shqipëria

Samir Mane shet Albchrome për shumën rekord në Shqipëri


Në muajin dhjetor 2021, u bë me dije se biznesmeni i njohur shqiptar, Samir Mane, e kishte shitur tek një konsorcium turk, kompaninë Albchrome. Shitja ishte bërë tek kompania “Yildirim International Mining Investments”, e cila do të menaxhojë tashmë minierën e kromit në Bulqizë.

Derisa shitja e Albchrome u zbardh, shuma për të cilën ishte arritur marrëveshja, ende nuk kishte dalë.

Burime të Albanian Post tashmë, kanë mësuar se bëhet fjalë për një transaksion marramendës prej dhjetëra miliona dollarësh – një shumë rekord në Shqipëri për shitjen e kompanive private.

Në rreth 30 milionë dollarë, përllogaritet vetëm fitimi i grupit Balfin nga kjo shitje.

Biznesmeni Samir Mane

Albchrome Holding, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Shqipëri. fusha e tyre e veprimit lidhet me aktivitetet mbështetëse në industrinë e minierave dhe shërbimeve për mineralet jo metalike.

Nga ana tjetër, shoqëria Yildrim, është një kompani me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar në Holandë. Ky grup, operon në industrinë e minierave, energjisë, prodhimit të plehrave kimike, fertilizuesve etj..

Kjo shitje, pas dy viteve në rënie të industrisë së kromit në Shqipëri. shkak kryesor për këtë, mendohet se ka qenë pandemia e COVID-19, ku xhiro vjetore ka shkuar deri në 4.5 miliardë lekë në vitin 2020. Kjo është një rënie prej 40% krahasuar me vitin 2019, kur pandemia nuk ishte ende eminente.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore