Muzikë

Samanta Karavella publikon dy këngë brenda një projekti muzikor


Këngëtarja nga Shqipëria, Samanta Karavella, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Madje, kësaj radhe, Samanta, ka sjellë dy këngë brenda një projekti të vetëm me kohëzgjatje prej 5 minutash, të titulluar – “Mala X Cha Cha Cha”.

Kësaj here, Karavella, ka eksperimentuar edhe me dukje teksa është shfaqur me skena provokuese dhe një vallëzim sensual.

Në anën tjetër, teksti i këngës është shkruar nga Endrit Mumajesi – Muma, teksa ky i fundit bashkë me këngëtaren e kanë bërë edhe muzikën e këngës.

Producimi i këngës iu besua “Bledbeats” dhe Boban Apostlov.

Ndërsa, për vallëzimin profesional të Samantës në skenat e video klipit është përkujdesur Alemnda, vizuelizimin e të cilit e ka bërë kompania “Max Production”.

Projekti tashmë është publikuar në platformën YouTube, dhe po pritet mirë nga fansat e Samantës.

Ky është projekti i dytë muzikor nga Samanta Karavella, pasi që muaj më parë ajo publikoi edhe videon klipin e këngës “Emnin tem”.

“Emnin tem” ka rezultuar suksesshëm dhe ka grumbulluar mbi 1 milion klikime në kanalin zyrtar të Samantës në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore