Jetesë & Stil

Sam Asghari befason Britney Spears-in me një qenush të ri


Britney Spears dhe Sam Asghari

Këngëtarja, Britney Spears dhe i fejuari, Sam Asghari janë të mahnitur me ardhjen e një qenushi të ri në familjen e tyre – Porsha, të cilin Asghari e bleu për yllin e popit në formë surprize, teksa e ka befasinë e ka ndarë edhe me fansat në rrjete sociale.

Britney Spears, Sam Asghari dhe Porsha.

“E befasova të fejuarën time me anëtarin tonë më të ri në familje”, ka shkruar Asghari, 27 vjeç, në postimin e tij në Instagram.

Brenda klipit të publikuar, dëgjohet edhe Spears, duke i kënduar qenushit këngë, ashtu siç vetëm ajo di.

Sam dhe Porsha

“Emri i saj është Porsha, dhe ajo ka për qëllim t’ju dojë pa kushte dhe do të trajnohet për t’ju mbrojtur nga çdo nënë që vjen rreth jush me qëllime të këqija,” thotë ai para se t’i jepte një puthje qenushit.

Ndërkohë, së fundmi u tha se interpretimi është gjëja e fundit në mendjen e ikonës së muzikës pop, Britney Spears, pavarësisht ndryshimeve të mëdha në jetë. Edhe miqtë e saj, nuk besojnë se ajo në të vërtetë nuk mund të dalë më kurrë në skenë.

Britney Spears.

Burime pranë Britney, thanë për magazinën “TMZ”, se – “ajo nuk dëshiron të punojë ose performojë tani, dhe kjo ka qenë mendësia e saj për një kohë të gjatë”.

Madje, thuhet se Britney po e shijon pafund fejesën e saj me Sam Asghari si dhe triumfin në gjykatë, çka bëri që ajo të lirohet nga sistemi konservator.

Për më tepër puna dhe performanca nuk janë në listën e saj prioritare, edhe pse ajo e di që fansat e saj duan ta shohin në skenë.

Mes tjerash, Britney, është gati të shërohet nga ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në jetën e saj. Këngëtarja e cila ka kaluar 13 vitet e fundit nën një kujdestari duke qenë në kontroll nga babai i saj, Jamie Spears, duket se po lirohet tani plotësisht.

Më 12 Gusht, Jamie tha se do ta japë dorëheqjen si kujdestar i së bijës dhe më 29 Shtator u zëvendësua nga avokati John Zabel. Teksa Britney është ende duke punuar drejt qëllimit përfundimtar për t’i dhënë fund përgjithmonë kujdestarisë, ajo bëri një postim në rrjete sociale duke u treguar fansave se si ndihet ajo emocionalisht. Në postimin e saj të fundit në Instagram, ndërsa ndau një imazh të një peme, ajo shkroi:

“Edhe pse ka ndryshime dhe gjëra për të festuar në jetën time, ka akoma gjëra nga të cilat duhet të shërohem. Fatmirësisht kam një sistem të mirë mbështetës dhe po marrë kohë për të kuptuar se është mirë të ngadalësosh dhe të marrësh frymë. Vetëm përmes dashurisë për veten mund të lutem, të mbështes edhe të tjerët”, është shprehur ajo.

Rikujtojmë se, avokatja e babait të Britney Spears beson se vendimi për ta pezulluar atë si kujdestar të vajzës së tij, është një ‘humbje’ për yllin e popit. Në një deklaratë pas vendimit të së mërkurës, ku atij iu hoq e drejta e kujdestarisë që kishte prej vitesh tashmë, avokatja Vivien Thoreen tha se ai do të vazhdojë të “kujdeset për interesat më të mira të vajzës së tij” pavarësisht pezullimit nga kjo e drejtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore