Gatimi

Salmon me salcë kosi, kombinimi që prindërit vazhdojnë e mohojnë


Kombinoni salmonin me spinaq dhe salcë kosi për një shije fantastike në një pjatë të vetme! E pasur me proteina e vitamina dhe përmban nivel të ulët të kripërave e sheqerit. Perfekte për një vakt të lehtë e të shpejtë!

Kjo recetë sugjerohet nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli.

Përbërësit: 800 gr fileto salmoni, 1 kg spinaq, 100 gr salcë kosi, 1 thelb hudhër, 1/2 tufë kopër, vaj ulliri, kripë, piper.

Përgatitja

Në fillim lajmë spinaqin dhe u heqim gjetheve pjesën e bishtit. Nisim të skuqim salmonin dhe ndërkohë përgatisim salcën e kosit.

Vendosim në një enë salcën e kosit bashkë me kripën, piperin, vajin e ullirit dhe koprën e grirë hollë. I përziejmë përbërësit dhe nëse duhet, i shtojmë pak ujë. Kjo deri sa salca të jetë bërë e njëtrajtshme.

Kur salmoni të jetë skuqur, e lëmë mënjanë dhe vendosim në të njëjtin tigan spinaqin, duke e përzier lehtë.

Në pjatë vendosim fillimisht spinaqin, sipër tij salmonin dhe salcën e kosit rreth e rrotull.

Nëse dhe ju jeni rritur me fjalinë “ nuk hahet kos apo djathë me peshk”, ka ardhur koha të kuptojmë që mbetet thjeshtë një legjendë urbane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore