Gatimi

Sallatë me panxharë dhe karota


Ju mund të keni dëgjuar që ngjyrat e forta të ushqimeve mbarin vlera të mëdha ushqyese – kjo është e vërtetë.

Sa i përket antioksidantëve, perimet me ngjyra të forta përmbajnë pigmente që i japin ngjyrën përkatëse bimës – prandaj, sallata me nuanca vishnjeje, panxhar, portokall e karotë është një recetë për tu mos u humbur.

Përbërësit

2 lugë të mëdha lëng portokalli

2 lugë të vogla lëng limoni

2 lugë të vogla vaj ulliri ekstra të virgjër

1/2 lugë të vogël xhinxher të freskët të grirë

1/4 lugë të vogël kripe deti

1 kupë karota të grira në fije

1 kupë panxharë të gjallë të grirë në fije

2 lugë të mëdha nenexhik të freskët

Përgatitja

Fillimisht, përzieni në një enë lëngun e portokallit, limonit duke i shtuar vajin, kripën dhe xhinxherin, deri sa të bëhet salcë.

Pastaj, ndajeni salcën në dy pjesë dhe me secilën marinoni ndaras karotat dhe panxharin.

Më pas, i vendosni bashkë në një pjatë të thellë sallate, në mënyrë që të dallohet e kuqja e panxharit dhe portokallia e karotave – kësisoj, në fund i hidhni sipër nenexhikun.

Sipas dëshirës, ju mund t’i shtoni sallatës edhe shegë ose rrush të thatë – ju bëftë mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore