Gatimi

Salcë avokado, pjesë e dietës suaj ushqimore


Nga recetat e salcave, salca me avokado është nga më të pasurat në vlera ushqyese, e lehtë dhe e shijshme! Fantastike për të shoqëruar perime të skuqura apo të skarës apo çdo ushqim meksikan si burrito, quesadillas, nachos dhe taco.

Përbërësit: 2 avokado, 400 gr kos, 20 ml vaj ulliri, 2 gr kripë, 2 limona.

Përgatitja

Marrim avokadon dhe e presim në mes. E pastrojmë duke i hequr lëkurën dhe bërthamën, dhe e vendosim në një enë.

Marrim limonët dhe i shtrydhim. Lëngun e dy limonëve e hedhim tek avokado.

Në enën me avokado dhe limon shtojmë kosin, vajin e ullirit dhe kripën.

I vendosim në blender dhe i përziejmë të gjitha produktet, derisa të bëhet një masë kremoze. Më pas e kalojmë në një sitë dhe e kemi gati për ta shërbyer.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore