Vende

Sakura, tradita japoneze e çeljes së qershive


Marsi dhe prilli shënjojnë një ngjarje të madhe social-kulturore në Japoni, atë të çeljes së luleve të qershisë, e njohur ndryshe si Sakura.

Në varësi të vendodhjes gjeografike, pemët e qershive çelin dhe ofrojnë një spektakël të vërtetë vizual.

Kulturalisht, simboli i Sakura-s është prosperiteti dhe mirëqenia. Japonezët mblidhen me familjet e tyre për piknik poshtë pemëve të qershive në gjithë qytetet e aziatikëve ishullorë. Vakte të posaçme përgatiten nga ata për çastin e shënjuar të çeljes së pemëve të qershive.

Kryesisht, parqe të mëdha të mbjella me pemën simbol të japonezëve, janë të tejmbushur me njerëz. Këtë vit, pandemia e ka bërë më të vështirë grumbullimin. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që japonezët nuk do ta shijojnë spektaklin e dhuruar.

Ngjyrat zotëruese janë ajo rozë dhe e bardhë, në varësi të llojit të pemës.

Produkte të shumta përgatiten me lulet e Sakura-ve. Kompanitë e mëdha janë përshtatur gjithashtu me këtë fenomen, duke krijuar versione të limituara të produkteve të tyre. Ndër më të njohurat, janë Pepsi ose Coca Cola me shije Sakura, Kit Kat apo edhe pija tradicionale japoneze e sake-së.

Në Japoni ka mbi 600 varietete të pemës së qershisë, në varësi të zonave.

Shkulja e luleve të tyre nga pema, është rreptësishtë e ndaluar. Kjo, për të respektuar maksimalisht simbolin japonez të Sakuras.

Por, cilat janë vendet më të bukura, ku mund të shijohet spektakli i qershive japoneze?
Parku i Ueno-s, Tokyo
Parku Okawa, Osaka
Liqeni Kawaguchiko,
Parku Surugaoka
Parku Megurogawa
Kopshtet Shinjuku Gyoen
Lumi Sumida, Asakusa, Tokyo
Parku Ueno, Tokyo
Parku Matsugasaki
Parku Arakurayama Sengen, Fujiyoshida
Keshtjella Matsumoto
Kështjella e Osakas
Lulet e Sakura-s, Tokyo
Datat e çeljes së Sakura-s

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore