Lajme

Sakakibara, vrasësi serial i fëmijëve


Më 10 shkurt 1997, dikush sulmoi me çekiç dy nxënës të shkollës fillore në qytetin japonez Kobe. Njëri prej tyre mbeti i plagosur rëndë.

Më 16 mars të të njëjtit vit, një vajzë 10-vjeçare u godit në kokë, përsëri me një çekiç. 10-vjeçarja ra në komë dhe vdiq pas 11 ditësh.

Vrasësi, gjatë arratisjes së tij, përplaset me një tjetër vajzë nëntëvjeçare dhe e plagos atë në bark.

Më 24 maj, vrasësi misterioz merr një djalë 11 vjeç, në një vend të izoluar, dhe e mbyt atë.

Një ditë më pas, ai i pret kokën, e cila gjendet, dy ditë më vonë, në majë të murit të portës së shkollës. Fytyra e djalit është e shpërfytyruar: sytë e tij të nxjerrë dhe me gojën të prerë, sikur të krijonte një buzëqeshje.

Brenda gojës, vrasësi ka futur dy fletë të palosura, përmes të cilave fillon sfidën e tij ndaj policisë.

Rreshtat e parë thonë, “Ejani, loja fillon! Të dashurit e mi policë budallenj, përpiquni të më ndaloni”. Vrasësi firmos si Sakakibara Seito.

Më 6 prill, një gazetë lokale merr një letër nga ai.

Profili i vrasësit, i hartuar nga ekspertët e policisë, është ai i një burri në moshë mesatare, maniak i mangët dhe i pajisur me një makinë.

Por, kur më 28 qershor arrestojnë fajtorin, ata e gjejnë veten përballë një djali 15 vjeç.

Sakakibara e urrente shkollën qëkur ishte fëmijë dhe i kalonte ditët e tij duke torturuar dhe vrarë qen, mace dhe kafshë të tjera të lagjes.

Në ditarin e tij, ai u përpoq t’u ofronte viktimave një entitet hyjnor të shpikjes së tij.

Në shkrimin e tij të parë, e përcaktonte vetveten, në një anglishte të shkruar keq gramatikisht “School Killer”, ndërsa, në një letër drejtuar një gazete, ai akuzoi sistemin arsimor gjithëpërfshirës japonez se e kishte shndërruar atë në një “entitet të padukshëm”.

Sakakibara justifikoi vrasjet e tij brutale ndaj vetes dhe botës si një akt shlyerjeje, në të cilën mënyra e vetme për të hequr qafe dhimbjen e dikujt ishte t’u jepte dhimbje të tjerëve.

Sakakibara konsiderohet vrasësi serial më i ri në histori.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore