Sport

Saga Djokovic – Nis hetimi për lëvizjet e tij të fundit


Policia Kufitare e Australisë do të nisë zyrtarisht një hetim mbi tenistin Novak Djokovic dhe lëvizjet e tij të fundit përpara Australian Open, në një përpjekje për të zbuluar nëse tenisti ka thënë të vërtetën apo ka gënjyer mbi faktin se ai është karantinuar për dy javë përpara se të merrte avionin drejt Melbourn-it.

Një agjent i atletit, ka deklaruar se Krishtlindjen, Djokovic e kaloi në Beograd. Më pas ka fluturuar drejt Australisë nga Spanja më 4 janar.

Mirëpo, autoritetet australiane, kanë dyshime mbi këtë pjesë.

Të martën e 4 janarit, kryeministri australian, Scott Morrison, mori një thirrje nga homologia e tij serbe, Ana Brnabiç, ku u provua të gjendej një zgjidhje mbi incidentit që mori edhe trajta diplomatike.

Më pas, Djokoviç fitoi një çështje gjyqësore, e cila ia njohu tenistit vizën e tij australiane dhe i dha të drejtë serbit. Mirëpo, fatin përfundimtar të tijin në dorë, e ka ministri i Emigracionit, Alex Hawke.

Ky i fundit ka fuqi të anuloj çdo vizë, falë pozicionit të tij. Mirëpo, një bazë argumentative duhet dhënë për sa i përket çështjes.

Ndaj edhe hetimi për lëvizjet e fundit të Djokoviç përpara se të shkonte në Australi, marrin rëndësi të veçantë.

Çdo vendim kundër tenistit, mund të hasë në apelim gjyqësor. Kjo gjë në fakt, mund të pezullonte përkohësisht çështjen, duke bërë të mundur kështu që ai të luajë në Australian Open.

Tenisti serb po kërkon të fitojë Grand Slam-in e 21-të në karrierë. Nëse e arrin, do të kthehet edhe në fituesin më të madh të Grand Slam-eve në historinë e sportit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore