Shqipëria

Sadi Vorpsi largohet nga PS-ja, dy ditë para miratimit listës


Dy ditë para se të dorëzohen listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga rradhët e Partisë Socialiste, deputeti Sadi Vorpsi, ka deklaruar largimin.

Në një njoftim në median sociale facebook Vorpsi shkruan se po i kalon stafetën prurjeve të reja  reja për t’u fokusuar më shumë tek familja dhe në angazhime të tjera private.

“Partia Socialiste është jo vetëm shtëpia më e madhe politike, por dhe më përparimtarja e gjithëpërfshirësja. Edi Rama e transformoi nga një parti në opozitë të vështirë, në forcën vendimtare për qeverisjen dhe modernizimin e vendit”, shkruan ai në facebook.

Vorpsi ndër të tjera tha se, do të jetë aktiv në fushatën e 25 prillit.

Pas Vasilika Hysit dhe Besnik Bares, Vorpsi është i treti deputet në selinë rozë që deklaron tërheqjen nga politika për t’iu lënë vendin të rinjve. Të hënën e 8 marsit në orën 18:00 do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste e cila do të miratojë edhe listën që partia do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore