Përballje

Saddiq Bey shënon 51 pikë në fitoren e Pistons përballë Magic


Ndeshja e vetme e së enjtes në NBA u luajt mes Orlando Magic dhe Detroit Pistons.

Dueli mes Magic e Pistons përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 120:134.

Çereku i parë ishtë i baraspeshuar, por dallimi u bë në periodën e dytë ku Pistons morën një epërsi prej 11 pikësh.

Kjo ndeshje mban emrin e vetëm një lojtari, Saddiq Bey, i cili arriti të shënojë 51 pikë me shumë efikasitet, pasi shënoi 17 nga 27 gjuajtjet e tij.

Bey ka thyer rekordin e tij personal per pikë dhe tresha të shënuar, pasi me 51 pikët, ai po ashtu shënoi 10 trepikësha.

Përvec Bey, lojtarë të tjerë që kontribuuan në fitoren e Pistons ishin Marvin Bagley me 20 pikë e 11 kërcime dhe Isaiah Steëart me 16 pikë e 10 kërcime.

Ndërsa te Magic, më të mirët ishin Franz Wagner me 26 pikë dhe Terrence Ross me 17.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore