Muzikë

“Sacrifice” – Projekti muzikor i sapo lansuar nga Bebe Rexha


Lansimin e tij e kishte paralajmëruar ditë më parë, por këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht ka vendosur që projektin “Sacrifice” ta publikoj në ditën e pestë të muajit mars.

“Sacrifice” është kënga më e re e Rexhës, e cila do të jetë edhe pjesë e albumit të saj më të ri.

Kompozimin e këngës e ka bërë vet artistja, Bebe Rexha, ndërsa rolin e producentit kësaj radhe ia ka besuar Mike Breslauer, në ndërkohë që për rexhinë e klipit është përkujdesur, Christian Breslauer.

Bebe, shkëlqen në video klipin e “Sacrifice” të vizuelizuar nga “Yella Inc.”, ku 31-vjeçarja shfaqet me skena të nxehta dhe paraqitje atraktive.

Ylli i hitit “I am a mess” pritet që ta vazhdojë rrjedhën e publikimeve të video projekteve të saj me këngë nga albumi që shumë shpejt do ti bashkëngjitet tregut ndërkombëtar të muzikës.

Ndryshe, projekti i fundit nga Bebe Rexha ishte “Baby I’m jelous” në bashkëpunim me rep-artisten, Doja Cat, i cili deri më tash ka arritur të marr mbi 50 milionë klikime në YouTube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore