Bota

Sa pension do të përftojë Trump pas presidencës?


Donald Trump-i do të përftojë 221 mijë dollarë në vit si pension post-presidencial, që prej 20 janarit 2021, kur ai la presidencën e SHBA-së. Përtej kësaj shume, ai do të gëzojë edhe privilegje të tjera.

Nëse dënohet nga Senati, gjithsesi, ai mund të humbasë të drejtën e përftimit të këtij pensioni. Shanset janë që Trump-i të mos pranojë marrjen e shumës vjetore të caktuar, duke qenë se edhe rrogën si president gjatë mandatit katër vjeçar, ai e ka refuzuar.

Shuma e vërtetë vjetore, mund të kalojë mbi një milion dollarë. Ish-presidenti ka të drejtë të subvencionohet për udhëtimet që kryen. Ai mund të mbajë edhe një staf personal me shpenzimet e shtetit, gjithashtu edhe zyra personale apo rezidenca.

Që prej vitit 2000, amerikanët kanë paguar mbi 56 milionë dollarë për të siguruar jetesën komode të ish-presidentëve. Kostoja më e lartë është për hapësirat e zyrave. Ish-presidentët Clinton, Bush dhe Obama, vetëm vitin e shkuar, kanë shpenzuar mbi 500 mijë dollarë për zyrat e tyre. Kjo pasi nuk ka një limit të caktuar mbi sa mund të shpenzojë një president jo më në detyrë.

Bizneset e Trump-it vitin që lamë pas, kanë shpenzuar mbi një milion dollarë vetëm për qeratë. Praktikisht, edhe pse jo më president, Trump-i mund të kompensohet nga taksapaguesit amerikanë, pasi ligji e lejon.

E vetmja gjë që Trump-i nuk do të përftojë, është sigurimi shëndetësor. Një amerikan duhet të qëndrojë pesë vite në detyrë si president që ta përftojë kujdesin shëndetësor falas përjetë. Trump-i dhe ish-presidenti, Jimmy Carter, janë dy të vetmit që nuk përftojnë sigurimin shëndetësor falas./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore