Sport

Sa para ka shpenzuar fondi “Elliot” për Milan-in?


Media italiane “Calcio e Finanza” ka hedhur një vështrim në investimet që fondi amerikan “Elliot” ka bërë përgjatë periudhës që ka marrë në dorëzim klubin e Milan-it.

Nga bilancet e nxjerra nga “Rossoneri Sport Investment Luxembour” del se kompania, e cila kontrollon 99.93% të aksioneve të Milan-it, ka siguruar shuma të vazhdueshme nga “Project Redblack”.

Paul Singer – pronari dhe themeluesi i fondit “Elliot”.

Project Redblack është një kompani me qendër në Luksemburg, në pronësi të fondit “Elliot” dhe “Blue Sky Financial Partners”.

Kompania u krijua fillimisht për t’i siguruar financimet e nevojshme “Rossoneri Sport Investment Luxembour”, që, në atë kohë, zotërohej nga kinezi Yonghong Li, pronar i Milan-it, pasi mori aksionet e Silvio Berlusconi-t.

Yonghong Li pagoi rreth 740 milionë euro për të marrë aksionet e Milan-it te Berlusconi, i cili ishte pronar i klubit për 31 vite.

Ish-pronari i Milan-it, Yonghong Li.

Pas borxheve të shumta që kishte klubi dhe largimit të Yonghong Li, “Project Redblack” mori në zotërim 100% aksionet e “Rossoneri Sport Investment Luxembour”, e cila, nga ana e saj, zotëron 99.93% të aksioneve të Milan-it.

Sa para janë investuar te Milan-i këto kohë që zotërohet nga kompanitë e “Elliot”?

Të rikthehemi te shpenzimet e “Elliot” për Milan-in.

Pagesa e parë daton më 2 gusht 2018, me një shumë prej 21 milionë eurosh. Ndërsa, pagesa e fundit është më 30 qershor 2020.

Në total, këto pagesa kapin shifrën e 533 milionë eurosh.

Lista e pagesave të fondit “Elliot” të përpunuara nga Calcio e Finanza.

Por, përveç 533 milionë eurosh, janë edhe 300 milionë të tjera si investim fillestar, që e çojnë shumën në shifrën e 833 milionë eurove.

E thënë ndryshe, duke hequr rimbursimet nga bordi prej 128 milionë eurosh, fondi amerikan ka shpenzuar për Milan-in një shumë neto rreth 705.65 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore