Shëndet

Sa orë gjumë i duhen një fëmije?


Nëse fëmija juaj zgjohet para orës së ziles apo alarmit – është një shenjë e mirë që ai ose ajo po fle mjaftueshëm.

Por nëse vendosni tre alarme dhe ende duhet ta tërhiqni fëmijën nga shtrati në mëngjes, është koha të punoni për krijimin e disa zakoneve më të mira të gjumit, pasi që fëmija mund të mos flejë mjaftueshëm.

Fillimi i shkollës është një kohë kritike për t’i përshtatur fëmijët me një orar të qëndrueshëm të gjumit.

Shumica e fëmijëve mësohen të qëndrojnë zgjuar pak më vonë dhe të flenë më shpesh gjatë verës, por me fillimin e vitit shkollor, është e rëndësishme të rritet koha e gjumit dhe të ktheheni në rutinë.

Gjumi i pamjaftueshëm është një problem i shpeshtë që përkeqësohet me fillimin e shkollës dhe është një problem që çon në fëmijë të lodhur dhe prindër të lodhur – një kombinim shumë i pashëndetshëm.

Sa gjumë i duhet një fëmije?


“Fëmijët e moshës shkollore (5 deri në 12 vjeç) kanë nevojë për 9 deri në 12 orë gjumë çdo natë”, thotë specialisti pediatrik i gjumit Vaishal Shah. Por shumë fëmijë marrin vetëm 7 deri në 8 orë në natë – ndonjëherë edhe më pak.

Studimet kanë lidhur mungesën e gjumit me ndryshimet e humorit dhe funksionin e zvogëluar njohës, duke përfshirë vështirësitë e përqendrimit, rezultatet më të ulëta të testeve dhe një rënie në performancën e përgjithshme të shkollës.

Gjumi i dobët shoqërohet gjithashtu me zakone të këqija të të ngrënit dhe obezitet.

“Shumë prindër janë të privuar nga gjumi dhe mendojnë se simptomat e mungesës së gjumit janë krejtësisht normal”, thotë Shahu.

Si rezultat, ata as nuk janë të vetëdijshëm se fëmijët e tyre nuk po mbyllin mjaftueshëm sytë.

Tetë këshilla të thjeshta për zakone më të shëndetshme të gjumit

Synoni për një orar të gjumit që lejon fëmijën tuaj të flejë të paktën 10 deri në 11 orë. Nëse fëmija juaj nuk shkon në shtrat mjaft herët, bëni kohën e gjumit më herët nga 15 deri në 20 minuta çdo disa ditë.

Vendosni një orar të rregullt të gjumit. Orari i gjumit dhe zgjimi i fëmijës suaj nuk duhet të ndryshojë për më shumë se 30 deri në 45 minuta ndërmjet netëve të javës dhe fundjavës.

Filloni të caktoni një orar të rregullt zgjimi një javë para fillimit të shkollës.

Krijoni një rutinë të qëndrueshme para gjumit që është qetësuese dhe e vendos mendjen për gjumë.

Fikni ekranet elektronike të paktën 60 minuta para gjumit.

Shmangni kafeinën dhe pijet me sheqer, veçanërisht në gjysmën e dytë të ditës.

Ndihmoni fëmijën tuaj të përgatitet për gjumë duke u siguruar që ai ose ajo të ketë aktivitet fizik të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës. Synoni për të paktën një orë të plotë aktivitet fizik.

Aranzhoni mëngjeset


Edhe me një gjumë të mirë, prindërit mund të bien dakord që mëngjeset gjatë vitit shkollor mund të jenë mjaft kaotike. Megjithatë, një planifikim i vogël paraprak mund të ndihmojë që mëngjeset e hershme të shkojnë më mirë.

Disa ditë para fillimit të shkollës, kaloni rutinën e mëngjesit me fëmijët tuaj për t’u siguruar që ka kohë të mjaftueshme për t’u veshur, për të ngrënë mëngjes dhe për të dalë nga dera.

Është gjithashtu jashtëzakonisht e dobishme një natë më parë të kontrolloni disa artikuj nga lista juaj e detyrave të mëngjesit, të tilla si paketimi i drekës, vendosja e rrobave të shkollës dhe sigurimi që çantat e shpinës të jenë të pajisura dhe gati për t’u nisur.

Kur bëhet fjalë për përcaktimin e një orari të shëndetshëm të gjumit për fëmijët, është e nevojshme të theksohet se një pjesë e konsiderueshme e fëmijëve do të kenë vështirësi të flenë në një moment gjatë fëmijërisë së tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore